REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Nga Parisi në Torino, këto janë 10 klubet me pagat më të larta

14 Nëntor 2017 21:43

A e dini se Real Madridi dhe Barcelona nuk janë më klubet që paguajnë më mirë skuadrat e tyre? Jo, pra, madje as Chelsea, para disa vitesh kampion në këtë aspekt. Renditja më e fundit me 10 klubet të cilat i kanë shpuar xhepat për yjet e tyre ka nxjerrë PSG-në në vendin e parë (317 milionë euro në vit), ashtu siç edhe mund të parashikohej.

Lojtari më i paguar në kryeqytetin francez është Neymar, me pagë 600 mijë euro në javë. Pas parisienëve renditet Barcelona, e cila shpenzon 294 milionë euro në vit për lojtarët. Nuk diskutohet që më i paguari është Lionel Messi, me 558 mijë euro në javë. “E Dua Sportin” ju përcjell listën me 10 vendet e para:

PSG – 317 milionë euro
Barcelona – 294 milionë euro
Man. United – 294 milionë euro
Chelsea – 279 milionë euro
Man. City – 272 milionë euro
Real Madrid – 267 milionë euro
Bayern – 262 milionë euro
Arsenal – 234 milionë euro
Liverpool – 234 milionë euro
Juventus – 167 milionë euro 

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment