REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri
8 Nëntor 2017

Rosie Oliveira është shpallur “Miss Bum Bum” për edicionin e shtatë të këtij eventi.

Spektakli u zhvillua në Sao Paoli mbrëmjen e të hënës, ku morën pjesë 14 finaliste. Erika Canela ishte femra e parë me ngjyrë që e mori këtë çmim vitin e kaluar.

Fituesja e “Miss Bum Bum” për vitin 2017-të, Oliveira sfiloi me një flamur kundër presidentit aktual brazilian.  

Në prononcimin e saj të parë pas spektaklit ajo u ndal përsëri për të treguar ëndrrën e saj.

“Ëndrra ime më e madhe është përmirësimi i politikës në Brazil. Të kemi paqe në mendje, të na garantojnë shëndet, arsim dhe siguri për të gjithë. Dua të jetoj për të parë një reformë të re politike. Unë nuk kam fëmijë dhe vendi në të cilin jetojmë ma ndalon këtë ëndërr pasi dua të kem fëmijë.

 

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment