REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Panuçi: Mos iu gëzoni fitores, por futbollit që treguam

13 Nëntor 2017 20:45

Trajneri i kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, u shfaq shumë i kënaqur me fitoren e arritur 3-2 ndaj Turqisë, teksa theksoi se ky është vetëm fillimi. kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë, ku në pjesën e dytë luajtën me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Memushajt.

“Ishtë një ndeshje shumë e vërtetë, deri në momentin e daljes me karton të kuq të Ledian Meshuaj kemi luajtur një ndeshje të madhe me shumë personalit dhe vendosmëri. Kjo fitore erdhi falë punës së madhe që bëm gjatë kësaj jave në stërvitje”, tha trajneri për “RTSH”.

“Afrimet e fundit? Jam shumë i kënaqur me prezantimin e tyre sepse janë lojtarë që i kam thirrur për herë të parë dhe janë gati për të qenë pjesë e kombëtares, më dhanë sinjale pozitive”, shtoi Panuçi.

Më tej trajneri i kuqezinjve theksoi se opinioni nuk duhet të fokusohet tek fitorja, por mënyra sesi kombëtarja e arriti këtë fitore.

“Nuk duhet të merremi me fitoren, por me futbollin që zhvilluam. Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë ndaj një kundërshtari të fortë. Kemi treguar personalite, mënyra sesi e arritëm këtë fitore është me e rëndësishme se vet fitorja. Jam shumë i lumtur për mënyrën sesi djemtë po e preceptojnë ata që unë u kam kërkuar në stërvitje. Kemi treguar një potencial të madh, luajtëm shumë mirë dhe ky është vetëm fillimi, kemi ende edhe shumë punë për të bërë. Nuk e di sesa vite nuk kishte Shqipëria që nuk fitonte ndaj Turqisë”.

I pyetur për Italinë, Panuçi nuk preferoi të flas shumë por deklaroi se shpreson që të kalojnë më tej.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment