REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Pas suksesit të Kombëtares rikthehet Superiorja, nis nesër

14 Nëntor 2017 16:42

Prej dhjetë ditësh Shqipërisë i ka munguar kampionati elitar i futbollit. Pas suksesit të Kombëtares kuqezi kundër Turqisë, tashmë është radha e lojtarëve të Superiores që të shpërfaqin aftësitë e tyre. Sipas kalendarit të kësaj kategorie, nesër në orën 14:00 do të luhet takimi i parë i fazës së dytë të kampionatit, Luftëtari – Teuta.

Luhet në Gjirokastër i vetmi takim i së mërkurës, ndërsa të enjten do të pasohet me tre takime të tjera. Në orën 14:00 Kamza do të presë Kukësin në Kamëz dhe në Laç, vendasit do të ndeshen me Partizanin që tashmë ka kaluar në dorën e Starovës.

Në mbrëmje, 17:00, do të luhet takimi Flamurtari – Skënderbeu, i cili mund të rihapë garën për kreun e tabelës, pasi korçarët janë shkëputur ndjeshëm nga ndjekësit. I vetmi takim që nuk do të luhet është ai mes Vllaznisë dhe Lushnjes, të dyja skuadrat kanë rënë dakord që sfida të zhvillohet një javë më pas, sepse shkodranët nuk kanë fushë.

Java 10

E mërkurë, 15/11/2017
Luftëtari – Teuta, ora 14:00

E enjte, 16/11/2017
Kamza – Kukësi, ora 14:00
Laçi – Partizani, ora 14:00
Flamurtari – Skënderbeu, ora 17:00

E mërkurë, 22/12/2017
Vllaznia – Lushnja, ora 14:00

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment