REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Plani/ Mbappe te Real, por më i fituari del United

14 Nëntor 2017 12:57

Real Madrid është lodhur nga dëmtimet e vazhdueshme të Garet Bale dhe po mendon që ta shesë futbollistin.

“Galaktikët” janë gati që të shpenzojnë shuma të mëdha për të sjellë një tjetër yll në skuadër.

Kylian Mbappe pëlqehet së tepërmi nga “galaktikët”, që i kanë shanset për ta marrë, nëse i ofrojnë Monaco-së shumë se sa PSG-ja.

Parisienët kanë kapital, por ata kanë probleme me Fair Play Financiar, kjo do të thotë që duhet të ulin shpenzimet e çmendura.

Plani i madrilenëve është të shesin, Bale, i cili nga 130 milionë sterlina, tani kushton 80 milionë.

Manchester United është gati që të investojë për uellsianin, me Jose Mourinho-n që gjithnjë e ka pëlqyer atë.

Sipas “AS”, lëvizja e madhe mund të realizohet në verën e ardhshme.

Bale ka luajtur vetëm në 63% të ndeshjeve me Realin.

Ai ka munguar në 40 nga 60 takimet e fundit.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment