REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri
13 Nëntor 2017

Paul Pogba dhe dy vëllezërit e tij ishin mbrëmjen e djeshme të pranishëm në eventin “MTV European Music Awards” që u zhvillua në Londër. Mesfushori i Manchester United ishte veshur me kostum të zi ndërsa dy vëllezërit e tij, Florentin dhe Mathias me kostum blu të errët.

Francezi për momentin po trajnohet që të rikuperohet plotësisht për t’u kthyer nga dëmtimi që pësoi në përballjen ndaj Basel në kuadër të Ligës së Kampionëve.

24-vjeçari ishte prezent në mbrëmjen gala të ndarjes së çmimeve për këngëtarët e rrymave të ndryshme muzikore, që u prezantua nga Rita Ora.

Pogba u ngjit në skenë me aktoren Natalie Dormer për të dhënë çmimin “Kënga më e mirë”. Vlerësim i cili shkoi për 19-vjeçarin Shawn Mendes.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment