REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Pogba vetëm i 31-ti në renditjen e lojtarëve më të mirë në botë

13 Nëntor 2017 20:46

Mesfushori i Manchester United fitoi Kupën e Ligës dhe Europa League sezonin e kaluar, por ai ka rënë 16 vende në renditjen e 50 lojtarëve më të mirë të këtij viti.

Futbollisti që u ble nga Manchester United, 105 milionë euro, është renditur vetëm në vendin e 31-të në renditjen e 50 lojtarëve më të mirë të 2017-ës sipas goal.com.

Francezi u rikthye tek United verën e kaluar për një shifër rekord, katër vjet pas largimit drejt Juventus-it.

Pogba ngriti dy trofe të mëdha gjatë sezonit të tij të parë në Old Trafford, duke ndihmuar ekipin e Jose Mourinhos të fitonte Kupën e Ligës dhe Ligën e Evropës. Kjo siguroi një kthim në Ligën e Kampionëve, me United që përfundoi vetëm në vendin e gjashtë në Premier Ligë.

24-vjeçari ka grumbulluar nëntë gola dhe gjashtë asiste në 51 paraqitje në të gjitha garat.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment