REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Ramos bën sulmuesin, Spanja ndalet në Rusi

14 Nëntor 2017 21:58

Spanja shpërdoroi avantazhin e dyfishtë në miqësoren me Rusinë në stadiumin “Krestovsky Stadium” duke barazuar 3-3. Me përjashtim të sulmit, trajneri Lopetegui hodhi në fushë të gjithë “artilerinë e rënd” dhe ata nuk zhgënjyen duke kaluar në avantazh që në minutën e 9’ me mbrojtësin Alba, që shfrytëzoi asistin e Asensio.

Kur u mbushën 35’ minuta lojë miqtë gjetën edhe golin e dytë, këtë herë shënoi kapiteni Ramos nga pika e bardhë e penalltisë. Vendasit rihapën ndeshjen me anë të sulmuesit Smolov, që shënoi në fund të kohës së rregullut.

Pjesa e dytë nis me tre zëvendësime për spanjollët, por golin e gjejnë vendasit me anë të Miranchuk, që në minutën e 51’ vendosi baraspeshën.

Në aksionin e parë të rrezikshëm spanjollët fitojnë një tjetër 11-m, dhe e merr përsipër qendërmbrojtësi i Real Madridit. Edhe në këtë rast Ramos nuk gaboi duke e dërguar sferën në rrjetë (53’).

Në minutat e mbetura trajnerët u japin mundësi lojtarëve të rinj për të treguar veten duke i kryer të gjitha zëvendësimet. Në të 70’ Rusia barazoi sërish rezultatin pas një aksioni të shpejtë që u konkretizua me gol nga Smolov.

Pavarësisht aksioneve të rrezikshme nga të dyja skuadrat, minutat e mbetura nuk prodhuan më gol dhe rrjedhimisht loja u mbyll në barazim.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment