REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë

Real Madrid-Dortmund, Zidane e tepron me rotacionin

6 Dhjetor 2017 19:53

Zinedine Zidane duket se nuk e ka marrë edhe aq seriozisht ndeshjen e sotme me Dortmundin. Real Madridi do të presë verdhezinjtë në qetësi të plotë, sepse vendin e parë të grupit H nuk e zë dot, ndërsa të dytin e ka të sigurt.

“Los Blancos” sonte kanë disa lojtarë stoli në formacion, si Nacho, Theo, Kovacic, Vazquez dhe Mayoral. Skuadra verdhezi gjithashtu nuk ka ndonjë arsye sportive për të fituar, sepse nuk mund të kualifikohet më tej pas rezultateve zhgënjyese të deritanishme, por trajneri Peter Bosz është përpjekur të luajë me më të mirët.

Ja 11-shët zyrtarë:

Real Madrid (4-3-3): Navas; Nacho, Varane, Ramos, Theo; Casemiro, Kovacic, Isco; Lucas Vázquez, Ronaldo, Mayoral. Trajner: Zidane

Borussia Dortmund (4-3-3): Bürki; Dahoud, Subotic, Bartra, Sokratis; Schmelzer, Kagawa, Sahin – Guerreiro, Aubameyang, Pulisic. Trajner: Bosz

EDS ka bërë një analizë paraprake për ndeshjen. Klikoni këtu për këshillat tona.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment