REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë

Reali harron Icardin, fokusohet tek sulmuesi anglez

5 Dhjetor 2017 20:18

Real Madridi po fokusohet gjithnjë e më shumë tek Harry Kane, sipas “Don Balon”, me Mauro Icardi që i refuzon ofertat e “Los Blancos”.

“Galaktikët” janë duke u fokusuar tek lojtarët e tjerë, duke përfshirë sulmuesin e Tottenham dhe yllin e Bundesligës, Timo Werner.

Real Madridi ka vuajtur për gola këtë sezon, me Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo, që kanë zhgënjyer.

Benzema nuk ka qenë një golashënues i rregullt në kampionat prej një kohe të gjatë. Ai ka shënuar vetëm dy herë këtë sezon dhe njëmbëdhjetë herë vitin e kaluar, megjithëse edhe lëndimet nuk e kanë lënë të qetë.

Benzema është një ndër më të kritikuarit nga tifozët, sidomos kur Reali kaloi tetë pikë larg nga Barcelona, që udhëheq kampionatin.

Kane pëlqehet për shkak të formës së shkëlqyer që ai ka treguar gjatë katër sezoneve të fundit.

Tottenham nuk pritet të tundohet lehtë nga “Los Blancos”, dhe këtë e vërteton çmimi i Gareth Bale. Daniel Levy është një mjeshtër i merkatos.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment