REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri
14 Nëntor 2017

Aventura e Gian Piero Venturas ka përfunduar pas barazimit të trishto 0-0 në “San Siro” mbrëmjen e djeshme ndaj Suedisë. Ish-tekniku i Torinos nuk i’a doli që të kualifikonte përfaqësuesen “axurre” në Botërorin 2018 që do të zhvillohet në Rusi.

Në përballjen e “Play- Off”, Italia u mposht në Suedi nga vendasit me rezultatin minimal 1-0 ndërsa mbrëmë në shtëpinë e saj e mbylli 0-0 duke humbur përfundimisht pas 6 vitesh biletën për në kampionatin botëror të futbolli.

Mediat italiane kanë “shfryrë” ndaj trajnerit dhe lojtarëve pas humbjes së trishtë në stadiumin e Milano-s teksa kërkojnë revolucion në kombëtare.

“Corriera dello Sport” ka publikuar emrat e mundshëm të trajnerëve që mund të pasojnë Venturen në krye të pankinës së “të kaltërve”.

  1. Antonio Conte
  2. Ancelotti
  3. Luciano Spalletti
  4. Massimiliano Allegri
  5. Roberto Mancini
  6. Claudio Ranieri
  7. Di Biagio
  8. Fabio Grosso
Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment