REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Rikthimi i dëmtimit të Mane’ shqetëson Klopp

13 Nëntor 2017 21:04

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp pranon se përbën "një shqetësim" që Sadio Mane të kthehet nga grumbullimi me Kombëtaren me një tjetër dëmtim.

Futbollisti është kthyer në Angli pasi Federata e Futbollit të Senegalit konfirmoi se lojtari kishte ndier dhimbje të lehta në të njëjtin muskul që e mbajti atë jashtë fushave pjesën më të madhe të tetorit.

Me Senegalin që është kualifikuar për në Kupën e Botës me një fitore 2-0 ndaj Afrikës së Jugut javën e kaluar, Mane është lejuar të kthehet tek Liverpool për një vlerësim të problemit nga stafi mjekësor para se të rifillojnë ndeshjet e Premier League kundër klubit të tij të vjetër Southampton këtë fundjavë.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment