REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Ronaldo kërkon largimin nga Madrid

14 Nëntor 2017 19:36

Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madrid, sipas një raportimi nga Chiringuito TV në Spanjë.

Portugezi ka pësuar një rënie të formës në muajt e fundit, duke shënuar vetëm një gol në La Liga deri tani këtë sezon.

Ronaldo thuhet se është gati të largohet deri më 30 qershor, duke refuzuar një kontratë të re në Santiago Bernabeu.

Kërkesa e fituesit katër herë të Topit të Artë për t'u larguar u refuzua nga presidenti i Real, Florentino Perez, duke sjellë përkeqësimin e marrëdhënieve të tyre.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment