REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Ronaldo kërkon të largohet nga Reali

14 Nëntor 2017 11:17

Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madrid sezonin e ardhshëm. Sulmuesi portugez ia ka bërë të ditur klubit që do të ikë merkaton e ardhshme (në verë).

Lojtari ka konsumuar një bisedë të tillë me presidentin Florentino Perez, i cili nuk e ka pranuar kërkesën e 32-vjeçarit për t’u larguar- sipas Artesmedia.  

Portugezi ka kërkuar që t’i lehtësohet mundësia e largimit nga “Mbretërit” pasi mendon se nuk është i vlerësuar shumë nga klubi dhe pse tifozët e kanë të preferuarin.

Ronaldo nuk ka dëshirë që të rinovojë më me kampionët në fuqi pasi nuk ka rënë dakord me kushtet e kontratës që i është ofruar. Kujtojmë që ylli luzitan pas ndeshjes ndaj Tottenham në kuadër të Ligës së Kampionëve tha se nuk dëshironte të rinovonte më me Realin.

“Jam i lumtur këtu por nuk dua të rinovoj më”- ka thënë CR7-ta.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment