REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Rrëfimi tronditës i tensites serbe: Shpulla, pështyma, ofendime nga im atë

13 Nëntor 2017 22:31

Ish-tenistia Jelena Dokiç në librin e saj autobiografik ka shkruar se si është keqtrajtuar nga babai i saj në moshë të re. Serbia e natyralizuar si australiane zbuloi se është dhunuar barbarisht nga i ati. Ai e ka tërhequr për flokësh, e ka pështyr në fytyrën, ndërsa fyerje e turpshme nuk i bënin më përshtypje Jelenas pas shpullave dhe injorimeve të tjera.

Dokiç, e renditur e katërta në botë dhe një gjysëmfinaliste e Wimbledon, shkruan për përvojën e saj me Damir Dokiç, gjithashtu trajnerin e saj, në një autobiografi që do të botohet këtë javë.

"Ai më rrahu me të vërtetë keq", tha Dokiç tani 34 vjeç për “Sunday Telegraph” të Sidneit.

Pasi humbi në gjysmëfinalet e Wimbledon ndaj Lindsay Davenport në vitin 2000 në moshën 17 vjeçare, Dokiç tha se babai i saj nuk e pranoi atë pas ndeshjes, i tha asaj të mos kthehej në hotel ku familja po qëndronte. Ajo ishte aq e pikëlluar sa u përpoq të flinte në zonën e lojtarëve në Wimbledon para se zyrtarët të kontaktonin agjentët e saj dhe të organizonin qëndrimin e saj me ta.

Tani Damir Dokiç jeton në Serbi dhe nuk ka komentuar se çfarë ka shkrua dhe ka thënë vajza e tij. Në Australi në anën tjetër lindi një debat për mënyrën se si ishte e mundur që një yll tenisi ka qenë në gjendje të jetojë në këtë mënyrë pa ndërhyrë askush nga federata.

Megjithatë, pas Wimbledon erdhi rënia e brishtë e Jelena, e cili e gjeti veten shpejt nga numri 4 tek numri 606 në botë, para se të vinte përsëri në modë pas fitores mbi depresionin, duke arritur në çerekfinale në Melburn në vitin 2009.

Ajo doli në “pension” në vitin 2012, tani thotë: "Abuzimi psikologjik që kam vuajtur më ka dërrmuar. Kur jeni 11, 12 apo 13 vjeç, dhe t’i përjetoni të gjitha ato gjëra e bën tmerrësisht të vështirë”.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment