REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Sacchi: Në botërorët e fundit Italia ka zhgënjyer

14 Nëntor 2017 16:40

Arrigo Sacchi e priste këtë paraqitje të shëmtuar të Italisë.

“Kjo humbje nuk erdhi ashtu papritur, sepse ne vijmë nga dy botërorë ku kemi zhgënjyer.

A ishte formacioni i duhur? Formacioni i duhur është rrjedhojë e shumë vlerësimeve dhe të themi se nëse mungojnë këta përbërës rrezikon që të jesh i pafat”.

Një nga specialistët më të mëdhenj të futbollit italian flet edhe për aludimet se Insigne nuk dha aq sa duhej: “Insigne nuk është një lojtar që zgjidh situatat në futboll. Italia ka një problem kulturor. Konsiderojmë individual atë që realisht është një sport skuadre”.

Sacchi flet edhe për fajet e trajnerit Gian Piero Ventura. “Fishkëllimat janë rrjedhojë e rezultatit dhe ai gjithnjë gjykohet dhe jo puna. Nuk mund të vihet në diskutim një karrierë e mirë, në një nivel të mirë. Sigurisht jo në një nivel ekselent”

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment