REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Shakira anulon çdo koncert deri në 2018-ën

14 Nëntor 2017 14:56

Shakira ka anuluar turneun e saj “El Dorado” deri në vitin 2018-të. Këngëtarja është detyruar që t’a braktisë për një kohë skenën për shkak të problemeve shëndetësore që ka.

Partnerja e mbrojtësit të Barcelonës, Gerard Pique pezulloi udhëtimin e koncertit të saj të parë që kishte të mërkurën më 8 nëntor në Këln, Gjermani. Pak ditë më pas ajo lajmëroi për anulimin e shfaqjeve në Paris, Antwerp (Belgjikë) dhe Amsterdam.

Këngëtarja 40-vjeçare është këshilluar që të shtyjë çdo eveniment për momentin dhe të pushojë që të shërohet sa më shpejt për të rifilluar turneun e lënë përgjysmë.

Siç raporton “Mundo Deportivo” artistja kolumbiane ka problem me kordat vokale dhe i duhet me patjetër të qëndrojë pushim, të kurohet që të mund të ngjitet në skenë vitin tjetër

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment