REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë

Skandali / Rekordi me Vllazninë B, ja sa kohë kanë pa marrë rrogat

6 Dhjetor 2017 15:01

E dini sa muaj ka Vllaznia B pa rroga?

Të gjitha bastet do të ishin të humbura, pasi situata në kampin shkodran duket në kufijtë e të paimagjinueshmes.

Ekipi i dytë i Vllaznisë që militon në Kategorinë e Parë nuk ka marrë rrogat prej janarit të 2016. Praktikisht, janë 1 vit pa rroga!

Të gjitha rregullat e FIFA-s janë të shkelura dhe të gjithë lojtarët janë të lirë të largohen kur të duan.

Burime brenda ekipit të Vllaznisë B për Eduasportin.com tregojnë se futbollistët nuk kanë marrë rroga që nga janari i 2016, tani jemi në dhjetor të 2017, kështu që llogaritë i bën secili vetë.

Madje, ka pasur pakënaqësi edhe për premiot e premtuara, pasi nuk janë shpërndarë të plota dhe jo të gjithë lojtarët kanë marrë shpërblime. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment