REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Skuadra e tij nuk di të humbasë, Löw: Futbolli s'të lejon të jesh i përkryer

14 Nëntor 2017 23:01

Gjermania e tij vazhdon të jetë e pamposhtur prej 21 ndeshjesh radhazi. Jo kushdo mund ta arrijë këtë, kur në tre vitet e fundit ka fituar një Kupë Bote dhe një Kupë Konfederatash. Trajneri Joachim Löw, megjithatë, nuk ngopet me pak. Ai do akoma më shumë nga skuadra e tij për të mbrojtur titullin kampion bote.

“Jam i kënaqur me performancën e djemve. E prisnim që Franca do të ishte shumë e rrezikshme përpara, por ia dolëm të ishim më dominues në fushë në shumicën e ndeshjes. Mund të bënim akoma më shumë, por futbolli nuk të lejon të jesh i përkryer. Minutat e fundit? Lojtarët sapo kanë nisur sezonin me klubet e tyre dhe nuk e kanë arritur kulmin e formës fizike. E pata thënë se do të bënim disa eksperimente dhe sot përfundimet nuk dolën keq”, - u shpreh Jogi.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment