REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Southgate vlerëson “mbrojtjen e jashtëzakonshme" të Anglisë ndaj Brazilit

14 Nëntor 2017 23:45

Gareth Southgate u shpreh "tepër krenar" për performancën e Anglisë gjatë barazimit 0-0 me Brazilin në miqësoren e së martës.

Tre Luanët treguan qëndrueshmëri të shkëlqyeshme për ta frenuar Brazilin, teksa i kufizuan lojtarët e  Tites me goditje vetëm nga jashtë zone.

Southgate është i kënaqur me bazën e fortë mbrojtëse që duhet të përmirësohet gjatë përgatitjeve  për finalet e Kupës së Botës këtë verë.

"Lujatëm me zemër, qëndrueshmëri dhe shpirt", tha Southgate pas ndeshjes.

"Nuk mund ta kapnim topin dhe ta mbanim atë. Sonte ne treguam elasticitet, guxim dhe mbrojtje të jashtëzakonshme dhe jam tepër krenar. Ne patëm rekordin më të mirë mbrojtës në Europë në eleminatore dhe kemi luajtur me dy ekipet më të mira në botë dhe nuk kemi pësuar gol”, tha ai.

 

 

 

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment