REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë

Spalletti: Interistë, nuk ka pushim për ne

6 Dhjetor 2017 13:30

“Pa pushim”. Ky është mesazhi që trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka për grupin e futbollistëve.

Tri ditë është larg sfida e madhe Juventus-Inter dhe tekniku nuk e humb rastin që ta mbajë tensionin në maksimum.

“Lideri i vërtetë ndihet rehat në grup, bën gjëra normale, por kur ka një situatë vendimtare ai bën para e thotë: Këtë e zgjidh unë”

Merita e kësaj nisjeje është vetëm e futbollistëve. Topi ecën, ai duhet kapur dhe për këtë mendojnë ata. Unë dua që të përfshij dhe jo të menaxhoj. Edhe të dielën, ai që luajti i ndie komod me tifozët në krah. I përfshirë. Interistë, nuk ka pushim për ne”, ishin fjalët e teknikut zikaltër në një aktivitet, ku ai takoi tifozët e skuadrës.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment