REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Spanja dhe Italia do kandidojnë për Eurobasket 2021

3 Nëntor 2017 14:23

Italia dhe Spanja do të kandidojnë së bashku për të organizuar kampionatin evropian të basketbollit në vitin 2021.

Kështu shkruan e përditshmja iberike “As”, që thekson se federatat respektive të dy vendeve janë duke finalizuar akordin për të bërë më pas propozimin.

Konkurrentja më e fortë duket se do të jetë Gjermania, e cila priti fazën e parë të këtij kompeticioni në vitin 2015, por edhe Zvicra, Polonia dhe Republika Çeke.

Spanja organizoi evropianin e fundit për meshkuj në 2007, duke zgjedhur si qytete pritëse, Seviljen, Granadën, Palmën, Majorkën dhe Madridin dhe më pas priti botërorin e 2014-ës.

Italia e organizoi kampionatin evropian për herë të fundit në vitin 1991.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment