REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Spanja ngec në acarin rus, Lopetegui: Epo, ata s'kanë luajtur në Eliminatore

14 Nëntor 2017 23:37

Spanja sot vuajti shumë përballë Rusisë dhe e pati të vështirë të bënte lojën e vet tipike me pasimet dehëse. Iberikët u ndalën në barazim 3-3 dhe deklaratat pas ndeshjes të trajnerëve tregojnë se rezultati ishte i merituar për të dyja skuadrat.

 “Rusia ka treguar një nivel të lartë loje. Të gjithë lojtarët e saj janë jashtëzakonisht shumë të motivuar. Rusia, ndryshe nga ne, nuk ka luajtur ndeshje zyrtare në Eliminatoret e Botërorit (e kualifikuar automatikisht) dhe lojtarët e saj japin gjithçka në miqësore. Edhe ne ishim të mirë, ama. Dy miqësoret e fundit na kanë shërbyer shumë”, - u shpreh trajneri i "Furisë së Kuqe", Julen Lopetegui.

Trajneri i Rusisë, Konstantin Rausch, u shpreh i kënaqur me performancën e skuadrës së tij. “Jam me të vërtet i lumtur që treguam një shpirt skuadre kundër Spanjës. Edhe kur ata ishin në avantazh 2-0, ne luftuam fort dhe ia vlejti”. 

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment