REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Starova: Panucci më pëlqen, De Biasi s'ia kishte haberin

14 Nëntor 2017 19:43

Kombëtarja shqiptare dje fitoi 3-2 me Turqinë në miqësoren e Antalias dhe performanca e mirë e kuqezinjve u ka mbyllur gojën edhe kritikëve më të mëdhenj. Për shembull, trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, edhe pse më parë ka shprehur shpesh rezervat e tij për përfaqësuesen, pas ndeshjes së djeshme ka krijuar një simpati të madhe për italianin Christian Panucci.

Me thënë të drejtën, “Bobi” i ka pikë të dobët italianët, por kjo nuk do të thotë se ai i do të gjithë pa përjashtim. Për shembull, krejt ndryshe mendon për ish-trajnerin e kombëtares, Gianni De Biasi. Në një shkrim të tijin në “Panorama Sport”, ai e komentoi me superlativa lojën e kuqezinjve në Turqi, por theksoi se njeriu i cili na çoi në Evropian nuk ia kishte haberin kombëtares.

Panucci me të drejtë kishte bërë disa ndryshime dhe nuk zhgënjeu. Personalisht më pëlqen ai. Ka ide të qartë dhe një filozofi loje krejt ndryshe nga De Biasi. Kjo ndodh sepse Panucci njeh mentalitetin e kombëtares duke qenë se ka qenë ndihmës i trajnerit Fabio Capello. De Biasi as që ia kishte haberin dhe, më pas, bënim atë lojë që bënim”, - shkruan Starova në analizën e tij. 

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment