REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Starova përmbys formacionin, Progni shkon në sulm

14 Nëntor 2017 10:16

Partizani do të luajë të enjten ndeshjen e parë të fazës së dytë në transfertë ndaj Laçit, e cila do të jetë edhe debutimi i trajnerit Sulejman Starova në krye të të kuqve, në këtë sezon futbollistik. Trajneri gjatë seancave të fundit stërvitore, ka provuar disa formacione të ndryshme, duke mos qenë i bindur për lojtarët që do të hedhë në formacion nga minuta e parë.

Por, dje ai ka bërë spostime të mëdha, duke çuar Prognin në sulm, ndërkohë që deri më tani ishte planifikuar Bardhi ose Fili. Gjithashtu në mbrojtje në vend të Gëzim Krasniqit ia ka aktivizuar Atandën dhe në mesfushë ka rikthyer La Kamerën. Gjithsesi do të shihet nëse trajneri do i aplikojë edhe këto ndryshime në ndeshjen ndaj Laçit.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment