REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Statistika/ Isco - Asensio, dyshja e talentuar që po bën historinë te Real Madrid

13 Nëntor 2017 14:56

Isco dhe Asensio janë dy lojtarët e rinj dhe të talentuar që po shkëlqejnë te Real Madrid.

Dyshja ka realizuar 33 gola së bashku dhe kanë dhënë 15 asiste duke bërë kështu historinë e Real Madrid.

Isco është vetëm 25-vjeç dhe vazhdon të jetë për 5 sezone në këtë klub. Që në momentin që ekipit iu bashkua edhe mesfushori nga Mallorca, Isco ka shënuar 16 gola, disa prej të cilëve kanë qenë vendimtar.

Për shembull, dopieta ndaj Sporting Gijon sezonin e kaluar dhe golat e shënuar në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve apo në finalen e Super Kupës Europiane.

Asensio- Marco Asensio është vetëm 21-vjeç dhe ka shënuar 17 gola në 56 ndeshje të luajtura me Real Madrid. Në sezonin e tij të parë ka shënur më shumë, ndërsa tani vetëm 7. Secili gol i tij është mëse i veçantë dhe i bukur. Kujtojmë atë ndaj Sevilla-s, Barcelonës ose Las Palmas apo kundër Real Sociedad dhe Bayern Munchen, që mbeten të preferuarit e tifozëve.

Asensio dhe Isco së bashku kanë dhënë 15 asiste për gol shokëve të tij. 21-vjeçari ka dhënë 10-të, 7 në kampionat (2016-2017) dhe tre këtë sezon. Ndërsa 25-vjeçari i ka shpërndarë asistimet e tij, 3 në La Liga, 1 në Kupë dhe 1 në Champions.

 

Asensio i ka dhënë asist Isco-s në pjesën e dytë ndaj Espanyol ndërsa ky i fundit e ndihmoi 21-vjeçarin ndaj Eibar.

Që nga debutimi i Asensios më 9 gusht 2016-të në Super Kupën Evropiane kundër Sevilla-s, të dy kanë luajtur së bashku 43 ndeshje: 29 në La Liga, 8 në Champions League, 4 në Kupën e Mbretit, një në Super Kupën Evropiane dhe një tjetër në Super Kupën e Spanjës.

Në këtë periudhë, madrilenët kanë ngritur së bashku 6 tituj: Kupën Evropiane, La Liga, Botërorin e Klubeve, Dy Super Kupa, Atë të Evropës dhe të Spanjës.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment