REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Statistikat e Champions-it, Agolli më mirë se Messi...

8 Nëntor 2017 08:30

Kur kanë mbetur edhe dy javë për t’u luajtur nga faza e grupeve të Champions League kanë dalë edhe statistikat e para në lidhje me paraqitjen e lojtarëve. Në listën se sa metra kanë vrapuar futbollistët është edhe kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Ansi Agolli. Ky i fundit është në fazën e grupeve të Champions League, me skuadrën e Qarabag.

Por, interesant është fakti se Agolli ka vrapuar më shumë se Messi, ndërkohë që ka më pak minuta aktivizimi se ai. Mbrojtësi i kuqezinjve dhe skuadrës Azerbajxhanase, ka vrapuar plot 30035 metra, në 270 minuta të aktivizuara dhe mban vendin e 205 në këtë klasifikim, ndërsa ylli i Barcelonës, Messi ka vrapuar 29802 metra dhe është aktivizuar në katër ndeshje me minutash të plotë. Vendin e parë në këtë klasifikim e mban De Bryjne i Manchester City-t.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment