REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Studimi: Çokollata parandalon diabetin

30 Gusht 2017 12:06
Sipas një studimi të fundit, përbërësit që gjenden në çokollatë mund të parandalojnë diabetin, pasi mund të ndihmojnë trupin të çlirojë insulinë dhe t’i përgjigjet më mirë glukozës në gjak. Kur një person preket nga diabeti, do të thotë që trupi i tyre nuk prodhon insulinë të mjaftueshme. Studimi i ri, i botuar në “Journal of Biochemistry Nutrition”, ka zbuluar se këto qeliza funksionojnë më mirë dhe mbetën më të forta në prani të disa kimikateve të gjetura në kakao. Flavonoidet në çokollatën e zezë ndihmojnë në neutralizimin e insulinës, kusht ky që pengon zhvillimin e diabetit të tipit 2. Konsumimi i 100 gram çokollatë të errët në ditë përshpejton metabolizmin e trupit nëpërmjet glukozës. Tregohuni të matur, hani me masë, çdo gjë e tepërt është e dëmshme për organizmin tuaj.
Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment