REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Studimi: Fëmijët nuk ushtrohen fizikisht, alarm për rritjen e obezitetit

4 Shtator 2017 12:44
Sipas një studimi të fundit, më pak se 1% e fëmijëve parashkollorë ushtrohen sa duhet fizikisht, duke bërë që në të ardhmen, të kenë probleme me shëndetin dhe peshën e tyre. Studimi nga Spitali i Fëmijëve në Cincinnati ka studiuar 400 fëmijë parashkollorë përgjatë një periudhe 24 orëshe. Nga ky studim u zbulua se 99% e këtyre fëmijëve nuk ushtroheshin mjaftueshëm fizikisht. Ushtrimet fizike në këtë moshë kanë ndikim në shanset e parandalimit të hipertensionit, diabetit të tipit 2 dhe anonormaliteteve kardiovaskulare tek ta, në një moshë më të vonë.   Studiuesit theksuan se raporti i tyre përforcon nevojën e dëshpëruar për të implemenetuar masa për uljen e obezitetit te fëmijët, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jo vetëm  
Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment