REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë

Te Kukësi me dorë të rëndë, firmosin lojtarët

6 Dhjetor 2017 16:21

Te Kukësi çdo gjë është e acaruar, sidomos marrëdhëniet me mediat, pasi kanë hapur edhe seanca gjyqësore gjatë ditëve të fundit. Megjithatë, në mbledhjen e sotme lojtarët nuk janë njohur vetëm me problemet e ndeshjes së fundit kundër Skënderbeut, por edhe me gjobën që kanë marrë për mospërmbushje të objektivave.

EDS mëson se lojtarët sot kanë firmosur të gjithë gjobën e vendosur nga presidenca për rezultatet e paarritura. Gjoba në fjalë kap vlerën e një muaji kontraktual mes palëve. Që do të thotë se futbollistët kanë rënë dakord.

Ata janë njohur me penalizmin në fjalë menjëherë pas ndeshjes kundër Skënderbeut, por sot ka qenë momenti që gjithçka të firmosej zyrtarisht. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment