REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Testet në Valencia: Frikë për Rossi, shkatërrohet motori

14 Nëntor 2017 19:01

Momente frike për Valentino Rossi në Valencia, në testet e fund sezonit në cirkuitin Ricardo Tormo. Piloti i Yamaha, në mëngjes, u bë protagonist në një rënie në kthesën 10. Motori i tij është rrëzuar dhe është shkatërruar komplet. “Il Dottore”, për fat, ka dalë pa probleme nga ky incident duke vazhduar të kthehet në garë, logjikisht duke ndërruar motor.

Valentino, më pas, zbriti në pistë me një Yamaha të ri dhe me paketë aerodinamike. Idem ka bërë shoku i tij i skuadrës Maverick Vinales që ka gjetur shpejtë ndjeshmërinë me komponentët e rinj. Në më pak se një orë nga mbarimi i ditës së parë, piloti spanjoll komandon klasifikimin me kohën para Zarco dhe Marquez.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment