REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Tirana është super, mund Levskin dhe kryeson Ligën Ballkanike

10 Nëntor 2017 10:53

Një Tiranë e mrekullueshme dhuroi emocione në përballjen e djeshme kundër Levskit të Sofjes.

Një ndeshje mjaft e luftuar në sallën olimpike "Fetih Borova", e cila u fitua me rezultatin 79-76 në sekondat e fundit nga bardheblutë. 

Për vendasit u dalluan Shima dhe Bazit me 22 pikë të realizuara, e pastaj Stroubrixh me 14.

Rivalëve nuk u mjaftoi Mrikov, që realizoi 26 pikë në ndeshjen e djeshme.

Emocionet ishin të mëdha dje, ku në fund të takimit, pas asaj fitoreje me aq rëndësi, trajneri grek i bardhebluve, Antonios Dukas nuk i mbajti dot lotët.

Perioda e parë përfundoi në favor të miqve me rezultatin 15-26. Por vendasit e rimorën veten në periodën e dytë dhe e mbyllën me një avantazh prej 10 pikësh.

Pjesa e parë u mbyll  me rezultatin 42-43.

Perioda e tretë ishte e balancuar dhe u mbyll 18-18 dhe rezultati i përgjithshëm 66-68.

Gjithçka u la për në periodën e fundit.

Bazit realizoi një tri pikësh me vlerë, ndjekur nga Stroubrixh me një dy pikësh.

Në 12 sekondat e fundit rezultati shkoi 77-76.

Bullgarët tentuan të rimerrnin avantazhin, por Bazit bllokoi aksionin e tyre dhe Stroubrixh u dha goditjen finale, 79-76.

Fundi u mbyll me spektakël.

Një sekondë nga fundi, Shima gjuajti nga mesi i fushës për të bërë kosh, topi u fut, por pikët nuk u quajtën pasi koha kishte mbaruar.

Por festa e Tiranës nuk u zbeh. Fitorja e tretë e marrë dhe 8 pikë të grumbulluara që i çojnë në vendin e parë.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment