REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Trajneri i Suedisë ka një ftesë të hapur për Ibrahimovic

14 Nëntor 2017 09:27

Kualifikimi historik i Suedisë në kampionatin Botëror të Rusisë, ka bërë që në vendin nordik të shpërthejë festa. eliminimi i Italisë, nuk ishte i lehtë, por trajneri Jann Anderson po mendon për ndeshjet e vitit të ardhshëm në Rusi, ku ka dhënë edhe një mesazh për Ibrahimovic, i cili është tërhequr nga Kombëtarja.  

“Kemi bërë një ndeshje të madhe dhe lojtarët e mi janë heronj sot. Loja kolektive ishte ajo që bëri të mundur kualifikimin. Skuadra ime tashmë ka një stil loje. Sa për Ibrahimovic ai është një lojtar i madh dhe do të ishte fantastike nëse do të vinte me ne në Rusi. Por, kemi kohë për këtë dhe tani duhet të flasim për këtë ekip të mrekullueshëm”, tha Anderson.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment