REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Tripikëshi i Pappas i dha fitoren në fund Panathinaikos ndaj Fenerbahce

28 Tetor 2017 01:06

Në një lojë emocionuese dhe të luftuar deri në momentet e fundit, Nikos Pappas i dha fitoren Panathinaikos kundër kampionëve në fuqi, ndërsa duheshin edhe 1.2 sekonda që gjithçka të përfundonte duke realizuar një tripikësh.

Në kryeqytetin grek të Athinës, të gjelbrit mundën 70-68 kampionët në fuqi të Fenerbahce Dogus Istanbul.

Në 39 minutat e para të lojës, grekët patën vetëm një kryesim për pak kohë në periodën e parë, ndërsa Brad Wanamaker dhe Nicolo Melli barazuan miqtë.

Fenerbahce udhëhoqi në pjesën e dytë, por nuk arriti që të krijonte distancë me Panathinaikos, përpara se Pappas të niste nga puna, duke shënuar 9 nga 24 pikët e tij në fund të përballjes.

Nick Calathes kontribuoi me 12 pikë, 6 asiste, 4 ribaunde dhe tre marrje topi në këtë fitore, ndërsa asnjë basketbollist tjetër i të gjelbërve nuk shënoi më shumë se 6 pikë.

Jan Vesely realizoi 15 pikë për Fenerbahçe, Melli mblodhi 14 pikë, 8 ribaunde dhe 3 asiste, ndërsa Wanamaker ka 14 pikë, 7 ribaunde dhe 3 marrje topi. Luigi Datome realizoi 13 pikë, por ekipi i tij humbi.

Fenerbahce e nisi lojën në mënyrë agresive, me grekët që i mbajtën ritmin dhe perioda e parë u mbyll 19-21.

Ndërsa pjesa e parë u mbyll 36-44 për turqit, që nuk e lanë kryesimin.

Të gjelbrit e shtuan ritmin dhe e mbyllën 51-52 periodën e tretë.

Ndeshja u bë e fortë në minutën e fundit, ndërsa rezultati shkoi 67-66.

Datome realizoi saktë dy gjuajtje të lira dhe Panathinaikos kishte vetëm 11 sekonda që të mund të merrte fitoren.

Pappas nuk e shpërdoroi mundësinë që iu dha, duke realizuar tre pikëshin e fitore.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment