REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

U largua nga Kombëtarja, Lacio merr vendim për Strakoshën

13 Nëntor 2017 09:39

Thomas Strakosha u largua nga Kombëtarja Shqiptare e Futbollit, për shkak të një dëmtimi që do e linte jashtë ndeshjes me Turqinë. Megjithatë, pas ekzaminimeve që i janë bërë futbollistit te skuadra e Lacios, ka rezultuar se portieri nuk ka ndonjë dëmtim të rëndë.

Madje mediat italiane kanë bërë me dije se futbollisti do të jetë gati për derbin që skuadra e tij do të luajë ndaj Romës. Futbollisti është lënë pushim nga ana e stafit teknik deri në mesjavë, ndërsa në fundjavë do të jetë mes katër shtyllave për të mbrojtur portën laciale në një ndeshje mjaft të vështirë.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment