REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

United interes për mbrojtësin argjentinas

12 Nëntor 2017 18:52

Manchester United ka treguar interes për mbrojtësin e majtë argjentinas Enzo Diaz.

Lajmine ka bërë të ditur vetë lojtari , i cili është shprehur se e ka ëndërr të trajnohet nga Jose Mourinho.

21-vjeçari luan në kategorinë e dytë në Argjentinë me Agropecuario, duke kaluar në kategorinë e parë këtë sezon.

Pas vetëm gjashtë paraqitjeve në kampionat, mbrojtësi që mund të luajë edhe në qendër, ka tërhequr interes nga jashtë vendit dhe thotë se skuadra e Premier League po e ndjek atë.

"Mësova për të të shtunën në mëngjes, por më vonë nuk flisja me askënd tjetër përveç agjentit tim", tha ai për Ataque Futbolero.

"Agjenti im më tha se ata ishin të kënaqur dhe do të më shihnin në disa ndeshje të tjera. Është ëndrra e çdo futbollisti për të luajtur tek Manchester United.

"Megjithatë, unë duhet të mbetem i përqendruar në atë që po bëjmë dhe të shijojmë këtë moment".

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment