REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

“United, një version i rritur i Disneyland”

12 Nëntor 2017 22:46

Manchester United u përpoq të joshte Jurgen Klopp të ikte nga Borussia Dortmund në vitin 2014, duke e përshkruar veten si "një version i rritur i Disneyland".

Gjermani ishte pranë kalimit në Old Trafford, për të zëvendësuar David Moyes, që ishte ulur në stolin e Djajve të kuq, pas largimit nga futbolli të Sir Alex Ferguson.

Dhe sipas biografisë që pritet të dalë në botim për Klopp- Sillni zhurmën, shkruar nga Raphael Honigstein – Zv/presidenti ekzekutiv i United, Ed WoodWard fluturoi për të parë Klopp vetëm disa javë para shkarkimit Moyes.

Megjithatë, Klopp e gjeti  krahasimin e çuditshëm të Woodward mes United dhe Disneyland "pak josexy" dhe prandaj vendosi të qëndronte tek Dortmund.

Sipas Daily Mail, libri thotë: "Zëvendës/presidenti ekzekutiv i Manchester United, Ed Woodward kishte shkuar për të parë Klopp në Gjermani.

Woodward i tha Klopp se, Old Trafford ishte 'si një version i rritur i Disneyland', një vend mitik, ku ashtu si në Disneyland, argëtimi ishte i klasit botëror dhe ëndrrat bëheshin realitet.

 

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment