REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

United ofron 177 milionë paund për yllin e Real Madrid

13 Nëntor 2017 11:21

Manchester United po përgatit ofertën për talentin e Real Madrid, Marco Asensio. Klubi anglez është gati të ofrojë 177 milionë paund për të marrë shërbimet e 21-vjeçarit- raporton “Don Balon”.

Nëse arrihet ky transferim atëherë do të kalojë shifrën rekord të nënshkrimit të Paul Pogba për 89 milionë paund në verën e 2016-ës.

Gazeta pretendon se trajneri Mourinho ka komunikuar me lojtarin për një kalim të mundshëm në “Old Trafford”. Ndër të tjera thuhet se mesfushori spanjoll mund të paguhet 24 milionë paund për një sezon për të realizuar lëvizjen ose 461,000 milionë paund në javë. Nëse arrihet marrëveshja atëherë Asensio do të nënshkruajë për 5-vite me Manchester United.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment