REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
7 Dhjetor 2017

E dashura e yllit Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez, dje dukej më joshëse se kurrë në shkallët e stadiumit “Santiago Bernabeu” gjatë ndeshjes Real Madrid-Dortmund në Ligën e Kampionëve. Ajo qe dëshmitare e fitores 3-2 të madrilenëve dhe të rekordit më të fundit të sulmuesit portugez.

Ronaldo u bë lojtari i parë në histori që shënon në të gjitha ndeshjet e fazës së grupeve dhe barazoi rivalin e tij, Lionel Messi, duke arritur në kuotën e 60 golave (gjithsej) në fazën e grupeve. Megjithatë, këto statistika nuk përbënin edhe aq interes për bukuroshen spanjolle. Ajo gjatë gjithë kohës u pa duke luajtur në celular.

Modelja 22-vjeçare sapo është bërë nënë e një vajze, por trupi i saj nuk ka ndryshuar aspak nga shtatzënia. Më 12 nëntor, Alana Martina u bë anëtarja më e re e familjes së Ronaldos. Shihni fotot e partneres së tij dhe mahnituni!

 

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment