REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Ventura premton se do të dorëhiqet

14 Nëntor 2017 15:16

Trajneri i Italisë, njeriu më i kritikuar nga tifozët axurrë, Gian Piero Ventura ka premtuar se do të dorëhiqet.

Në konferencën për shty, pas dështimit për t’u kualifikuar në Rusi 2018, në “San Siro”, ai tha se do të merrte vendimin pasi të fliste me presidentin federatës, Tavecchio.

Por i pyetur nga gazetarët e emisionit italian “Le Iene”, tekniku u duk se kishte ndërruar mendje dhe ai u dha një premtim gazetarëve, të cilët vazhdimisht e pyesnin: A do e jepni dorëheqjen apo jo? A na e premtoni?

Dhe përgjigja e Ventura-s me gjysmë zëri është: “Po”

Ngërçi për largimin teknikut janë vetëm 700 mijë eurot që atij i takojnë deri në përfundim të kontratës.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment