REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
VIDEO/ 5 gjuajtësit më të mirë të goditjeve të dënimit në histori

VIDEO/ 5 gjuajtësit më të mirë të goditjeve të dënimit në histori

30 Nëntor 2017 19:40

Gazeta sportive franceze L'Equipe ka përzgjedhur 5 lojtarët sipas saj të cilët janë gjuajtësit më të mirë të goditjeve të dënimit në histori.

Sinisa Mihajloviç

Në vendin e pestë renditet lojtari serb, i cili ka luajtur me disa nga skaudrat kryesore në Itali. Roma, Sampdoria, Lazio dhe Inter njohën aftësitë shpërthyese të mbrojtësit me këmbën e artë

Yrajneri aktual i Torino-s me të drejtë hyn në këtë renditje me 28 golat e tij të shënuara nga gjuajtjet e lira në Serie A.

Andrea Pirlo

Në vendin e katërt, sipas francezëve, renditet një tjetër hero i Serie A. Një italian, që vetëm kohët e fundit njoftoi tërheqjen nga futbolli, duke lënë një shije të hidur për çdo tifoz futbolli .

Goditja e famshme e Andrea Pirlo, “La Maledetta” (E mallkuara), do të mbetet e pashlyeshme në kujtimet e të gjithë atyre që dashurojnë futbollin.

David Beckham

Nuk mund të mungonte David Bekcham në këtë renditje. Njëriu, të cilit, i është  kushtuar një film, për mënyrën sesi gjuante goditjet e dënimit.

Të panumërta dhe të rëndësishme kanë qenë golat e tij nga encet, por sigurisht ën ëktë renditje ka ndikuar edhe karakteri i Beckham që shkon përtej aftësisë së tij për të shënuar.

Michel Platini

Një hap prapa, kjo ishte teknika e Michel Platini përpara goditjeve të dënimit. Një futbollit me një këmbë të artë që sigurisht  nuk do të mbahet mend vetëm për këtë aftësi.

Juninho Pernambucano

Në vend të parë, një brazilian që ka luajtur në Francë në pjesën më të madhe të karrierës së tij dhe një vend i parë që nuk është aspak surprizë. 

Juninho Pernambucano, njeriu që e kthehu goditjen e dënimit në një shkencë pothuajse të përsosur. Gjuajtësi më i mirë i goditjeve të dënimit në historinë e futbollit nuk mudn të ishte tjetër përveç se ai.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment