REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
VIDEO/ Evra stërvitet si “përbindësh”

VIDEO/ Evra stërvitet si “përbindësh”

23 Nëntor 2017 15:20

Patrice Evra po stërvitet fort që të jetë gati për skuadrën e re vitin që vjen. Ylli francez u dënua nga Federata Franceze e Futbollit pasi qëlloi me shqelm njërin nga tifozët e pranishëm në ndeshjen që Marseille zhvilloi ndaj Victoria de Guimaraes në kuadër të Ligës së Europës.

Në një video të postuar në rrjetet sociale. 36-vjeçari shihet teksa stërvitet fort në palestër dhe në rrugët e Dubait pranë plazhit teksa tërheq një makinë të tipit "Jeep".

"Duke shijuar mëngjesin rehat, mezi pres për lëvizjen e radhës. Thjesht ndihem i bekuar. E dua këtë lojë"- shkruan lojtari karshi videos ndërsa është duke u stërvitur.

Në videon tjetër të postuar, mbrojtësi shihet teksa tërheq një makinë të tipit "Jeep" në Duabi, mbi të cilën është ulur njëri nga miqtë e tij.

Lojtari është përjashtuar nga klubi francez i Marseille dhe pritet që në qershor të 2018-ës të gjejë një ekip tjetër për të vazhduar një aventurë të re.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment