REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

VIDEO/ Gafa foshnjarake e portierit të Mainzit bëhet virale

4 Nëntor 2017 20:18

Një episod humoristik ka ndodhur gjatë ndeshjes së Bundesligës mes Borussia Monchegladbach dhe Mainzit kur në minutën e 30-të të pjesës së parë portieri i miqve për pak sa nuk bëri një gafë trashanike, që nuk u shpëtoi edhe telekamerave të stadiumit.

23-vjeçari Robin Zentner merr një top në zonën e tij dhe provon të rinisë lojën me siguri të plotë, ndoshta më shumë se sa duhej.

Në fakt, ndërkohë që numri 27 i Mainzit po shikonte vendosjen e shokëve të tij topi i rrëshqet pas krahëve me Zentner që përpiqet më kot të godasë sferën, duke dalë huq. Me vështirësi arrin të paraprijë më pas sulmuesin kundërshtar i cili për pak sa nuk përfitoi nga gabimi i tij foshnjarak.

Video menjëherë u bë virale duke u shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Sa për kronikë, ndeshjes mes Borussias dhe Mainzit përfundoi në barazim 1-1 me gola të Diallo dhe Vestergaard, por protagonisti i vërtetë ishte padyshim Robin Zentner.

 

 

 

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment