REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
VIDEO: Goli më i bukur i javës vjen nga Bundesliga

VIDEO: Goli më i bukur i javës vjen nga Bundesliga

3 Dhjetor 2017 14:29

Mesfushori Serge Gnabry më fund po tregon se Bayern duhet të mendojë seriozisht për ta rikthyer në Mynih. 22-vjeçari gjerman është një investim i madh për të ardhmen.

Ai aktualisht është i huazuar te Hoffenheim, aty ku ka nisur të shfaqë vlerat e tij. Ish-lojtari i Arsenalit ka qenë i dëmtuar prej disa muajsh, por tani është rikthyer në formë.

Dy javë më parë ai nderoi skuadrën e tij me një asist spektakolar ndaj Eintracht Frankfurt-it, kurse të shtunën që lamë pas shënoi dy gola ndaj Leipzig-ut. Njëri prej tyre ishte një mrekulli. Shijojeni!

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment