REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

VIDEO / Shmanget tragjedia, arbitri i shpëton jetën lojtarit

10 Nëntor 2017 15:01

Gjyqtarët ekzistojnë në një botë ku gabimet njerëzore janë amplifikuar nga kamerat televizive dhe investigimet në mediat sociale dhe ata kurrë nuk fitojnë.

Me përjashtim të ngjarjes së ndodhur pak ditë më parë, kur gjyqtari kroat Bruno Maric u kthye në një hero pas një përplasje në fushë midis Zvonimir Filipovic dhe një lojtari kundërshtar gjatë ndeshjes së vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Kroacisë midis Cibalia dhe NK Istra 1961.

Në minutën e 36-të të ndeshjes, Filipovic po depërtonte në zonën e portierit, kur papritmas përplas kokën në shpatullën e një mbrojtësi. Lojtari menjëherë bie në tokë siç e tregojnë edhe pamjet e videos.

Maric e vuri rrëzimin dramatik të sulmuesit dhe ën vend që të kërkonte ndihmën mjekësore ai fitoi sekonda të vyera duke i shpëtuar jetën djaloshit.

“Isha shumë afër tij dhe e vura re se ai kishte gëlltitur gjuhën dhe nuk po merrte dot më frymë”, tha Maric për median kroate. “E ktheva menjëherë dhe i nxora gjuhën jashtë. Më kafshoi aq shumë, por isha me fat që arrita t’i nxjerr gjuhën jashtë para se të kisha pasoja serioze”.

Kjo nuk është hera e parë që emri i Maric përfundon në titujt kryesorë të lajmeve. Ai është akuzuar padrejtësisht për manipulimin e rezultatit të finales së Kupës së Kroacisë, sipas “Reuters”, dhe është goditur nga huliganë me sende të forta vitin e kaluar në Split.

 

 

 

 

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment