REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
VIDEO/ Tërbohet Balotelli, banda i vjedh makinën luksoze

VIDEO/ Tërbohet Balotelli, banda i vjedh makinën luksoze

4 Dhjetor 2017 18:57

Karakteri i vështirë i Mario Balotellit, nuk ka qenë kurrë në dyshim, por mendohej se ai e tregonte vetëm brenda fushës, jo jashtë saj.

Megjithatë një shaka e emisionit të njohur televiziv “Le Iene” arriti të bënte protagonist sulmuesin e njohur Mario Balotelli.

Gazetarët e televizionit Italia Uno, me bashkëpunimin e vëllait të futbollistit të Nicës, arritën të futin në kurth lojtarin, duke e bërë të besojë se vëllai ishte përfshirë në trafik diamantesh me një bandë.

Balotelli ra pre e shakasë, duke folur me bandën, por gazetarët kishin përgatitur gjithashtu inskenimin e vjedhjes së makinës luksoze.

Pikërisht kjo bëri që Super Mario të tradhtohet nga nervat, duke sulmuar fizikisht një prej aktorëve

Në fund, futbollisti u njoh me të gjithë skenarin, por ajo çfarë treguan kamerat ishte karakteri i vështirë i Super Marios, ashtu si shpeshherë në fushat e lojës.

 

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment