REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Vllaznia surprizon Tiranën në “Fahrije Hoti”

12 Nëntor 2017 19:29

Padyshim janë më të mirat, kanë 15 pikë, asnjë set i humbur dhe për rrjedhojë asnjë pikë e humbur. Vajzat e Shkodrës kanë bërë gjithçka në mënyrën më të mirë për të merituar vendin e parë në tabelën e renditjes, madje fitorja e sotme 3-0 kundër Tiranës në “Fahrije Hoti” i vë “vulën” gjithçkaje.

Në Volejboll për femra, skuadra e Ana Gjelaj dhe Ferdinand Bardeli kanë mundur që të fitojnë në sportin e rrjetës, duke mbajtur të paprekur vendin e parë me plot 15 pikë. Kështu mbyllet dhe faza e parë e kampionatit.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment