REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Williams gati për të luajtur pas lindjes së vajzës

Williams gati për të luajtur pas lindjes së vajzës

6 Dhjetor 2017 13:05

Serena Williams pritet që të rikthehet të luajë tenis, pak kohë pasi ajo lindi fëmijën e saj të parë.

Amerikania do të marrë pjesë në “Australian Open”, sipas drejtorit të turneut, Craig Tiley.

Sportistja 36 vjeçare nuk ka luajtur që kur fitoi turneun në Melbourne në vitin e kaluar, kur ajo ishte edhe shtatzënë.

Williams solli në jetë një vajzë në shtator, por shumë shpejt ajo nisi stërvitjen e për të rihapur formën më të mirë fizike.

Sipas Tiley, tenistja ka marrë vizën dhe do të jetë pjesë e turneut që do të organizohet në nisje të 2018-ës.

Qëllimi i Williams që ka fituar 23 grand slam-e, është që të kalojë rekordin e Margaret Court, që ka fituar 24 grand slam-e.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment