REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri
6 Dhjetor 2017

Mesfushori i Manchester City, Leroy Sane, është vënë në qendër të mediave rozë pas lajmeve që qarkullojnë së fundmi, sipas të cilave ai është në një lidhje me sozinë e Rihanna-s, Candice Brook.

Lojtari i kombëtares gjermane postoi të martën një foto me këngëtaren në profilin e tij në “Instagram story”, ndërkohë që edhe Brook nga ana tjetër postoi një foto me Sane në profilin e saj në rrjetin social shoqëruar me diçiturën “Sekret”.

Mësohet se Brook ka qenë e lidhur në vitin 2015 me ish-in e Rihanna-s, këngëtarin e njohur Chris Brown.

Gjithsesi, te City shpresojnë që Sane të jetë i përqendruar teksa klubi anglez do të përballet në Champions League me Shakhtar Donetsk.

City e ka siguruar tashmë vendin e parë në grup në Champions League pas pesë fitore radhazi, por Pep Guardiola kërkon me çdo kusht që skuadra e tij të vazhdojë formën e shkëlqyer duke fituar edhe në Ukrainë./EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment