REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri
14 Nëntor 2017

Isco Alarcon dhe Sara Salama më në fund kanë vendosur që të mos fshihen para publikut dhe medias.

Mesfushori i Real Madrid dhe aktorja janë fotografuar në rrugët e Madridit teksa ecnin të përqafuar dhe të buzëqeshur. Foton ekskluzive të çiftit e ka publikuar revista “QMD”, të cilën e ka siguruar përmes paparacëve të saj.

Sipas revistës në fjalë Isco dhe Sara po shkonin drejt shtëpisë së aktores duke mos i kursyer përqafimet dhe puthjet në rrugë.

Ylli i talentuar i madrilenëve nuk ka hezituar që të jetë edhe pjesë e komenteve në fotot e bukuroshes në profilin e kësaj të fundit në “Instagram”.

Të dy kanë shkëmbyer komente me njëri-tjetrin ndërsa duket që lidhja e tyre sa vjen dhe bëhet më e fortë dhe publike.

Në foton e postuar, Sara shkruan “ Është një e hënë që unë nuk e ndryshoj për një të shtunë”. Që lidhet me ditën që paparacët kanë fotografuar çiftin së bashku ( 6 nëntor).

Isco ka një djalë me ish-partneren e tij, Victoria Calderon, me të cilën ka shkëputur marrëdhënien që nga dhjetori i 2016-ës.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment